Covid-19 ka lënë një shenjë shumë të madhe në shoqërinë tonë. Përpos humnbjeve të jetëve, pasoja u ndjenë edhe në ekonominë e vendit.
Ekonomia pas Covid-19 është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel ku e ftua është ministrja e Financave, Anila Denaj që ndodhet përballë eskpertëve të ekonomisë.
Një debat i fortë ka ndodhur mes Neritan Sejaminit dhe ministres Denaj. Debati nisi kur Sejamini i tha ministres se kanë bërë monopol në shëndetësi privatin.
Pjesë nga debati:
Sejamini: Keni privatizuar të gjithë laburatorët. Të gjithë laboratorët i keni çuar te privati.
Denaj: Bëhet fjalë për outsorse, e njihni si koncept?
Sejamini: Ti po thua të privatizojmë publikun. Çfarë po thua? Keni firmosur një konçension për laburatorët Covid. Konçensioni e mban mbyllur laburatorin dhe në shkojmë te private e paguamë 120 euro për test.
Denaj: Konçensioni nuk është as i ministres dhe as i qeverisë. Kjo është për të bërë zhurmusin. Të mos e keqinformojmë publikun.
Sejamini: A mbahet i mbyllur laburatori?
Denaj: Se kam atë informacion unë.
Top Channel