25/11 22:20
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u vendos në karantinë, pasi testet treguan se një nga truprojat e tij është infektuar me koronavirus, theksoi në një deklaratë Ministria e Jashtme gjermane.
Në deklaratë shtohet se një test fillestar për diplomatin e lartë të Gjermanisë rezultoi negativ, raporton ATSh..
Maas nuk është anëtari i parë i qeverisë gjermane që vetizolohet për shkak të koronavirusit.
Kancelarja Angela Merkel kaloi dy javë në karantinë në shtëpi, në mars, pasi kishte kontaktuar me një mjek që rezultoi pozitiv.
Heiko Mass është ministri i Jashtëm i Gjermanisë që prej 14 marsit të vitit 2018.
Ai është anëtar i SPD-së.
Top Channel