ISHP “zbarkon” në SPAK dhe BKH, rezulton pozitiv me Covid-19 prokurori i SPAK

23/09/2020 15:25

Identifikohet një rast i ri me Covid-19 në institucionet e larta të drejtësisë.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka zbarkuar në SPAK dhe BKH dhe janë kryer 19 testime, pasi një prokuror i SPAK ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme janë regjistruar 131 raste të reja dhe 3 humbje jete në vend si pasojë e Covid-19.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Top Channel