Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh në “Open” se kryeministri kishte kërkuar që në buxhetin afatshkurtër të përfshinte dhe rritjen e pagave, të cilin ajo e kishte kundërshtuar duke marrë parasysh situatën e pandemisë në vend.
Në këtë moment, ndërhyri ish-deputeti Arben Malaj, i cili kritikoi ministren duke theksuar se rrogat po rriteshin para zgjedhjeve.
“Rritja e pagave nuk është e vetmja zgjidhje për problemet e shëndetësisë. Nuk mund të thuash po isha unë kundër dhe kryeministri pro do rriten rrogat. Ministrja është e Financave të Shqipërisë, jo e kryeministrit. Sa herë ka zgjedhje kryeministri del e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri, por detyra e ministres është që mos ta lejojë të bëjë këtë populizëm. Rritja e pagave me rritje borxhi sjell krizë”, tha Malaj.
Top Channel