Gruaja u ftua në një hotel me pesë yje në New Delhi të takohej me një burrë që do t’i jepte një hua biznesi.
Vajza punonte si guidë turistike kur u sulmua në kryeqytetin indian të premten.
Policia tha se e mbijetuara e përdhunimit kishte emëruar gjashtë njerëz, përfshi edhe një grua, si autorë të sulmit të rëndë seksual në hotelin me pesë yje në Delhi.
Ajo kishte kontaktuar policinë ditën tjetër, e cila zbuloi se dhoma ishte rezervuar nga dy biznesmenë.
Gruaja tha se i dyshuari e telefonoi duke thënë se do t’i jepte një hua pasi ajo ishte “shumë në nevojë për para”.
Një burrë nga zona Sheikh Sarai e qytetit është arrestuar në lidhje me sulmin ndërsa pesë të dyshuar të tjerë janë në kërkim.
Eish Singhal, komisioneri i policisë së New Delhi, tha për mediat: “Denoncimi i viktimës ishte akuzë përdhunimi nga gjashtë persona, një prej të cilëve ishte grua. Ajo ishte joshur të shkonte në një dhomë hoteli me pretekstin e dhënies së një huaje me përqindje të ulët nga personat e akuzuar. Dhoma ishte rezervuar nga dy biznesmenë”.
Kohët e fundit në Indi janë zhvilluar mjaft protesta sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave, pas rasteve të përsëritura të përdhunimit e dhunës seksuale.
Top Channel