Sulmet ndaj mediave dhe reporterëve në protestë, Asociacioni i Gazetarëve dënon klimën armiqësore dhe intimidimin
ITALI- 38-vjeçari shqiptar, Selavdi Shehaj ka ndërruar jetë 4 ditë pas atentati ndaj tij në zonën e plazhit në Torvaianica, afër Romës.
Edhe pse nën kujdesin intensiv të mjekëve, Shehaj nuk ia ka dalë dot të mbijetojë. Ai u qëllua nga dy të maskuar teksa ishte në plazh dhe në atë moment po pastronte argjinaturën e kanalit pranë uzinës.
Mediat italiane shkruanin se Selavdi Shehaj ishte me precedent penal për trafik droge, kishte bërë edhe burg, si dhe njihej për lidhjet me ish-kapon e tifozëve të Lazios Fabrizio Piscitelli që drejtonte një grup të trafikut të drogës, por edhe ai ka përfunduar i vrarë kohë më parë.
Top Channel