E reja vret të saponjohurin gjatë seksit, copëton trupin në bashkëpunim me të dashurin

23/09/2020 19:02

Një “njohje e re” nga rrjeti Tinder u qëllua për vdekje me thikë duke bërë seks me një vajzë, dhe më pas u copëtua në më shumë se 10 pjesë, njoftoi sot policia në Indonezi.

Viktima 32-vjeçare u josh të vinte në një apartament nga një grua që ai e kishte njohur në rrjetin Tinder dhe u sulmua nga i dashuri i saj që ishte fshehur në banjë i armatosur me thikë e tullë.

Tashmë të dy autorët përballen me dënimin me vdekje. Ata e kishin shënjestruar 32-vjeçarin sepse ishte i pasur.

Teksa viktima po bënte seks me vajzën 27-vjeçare, i dashuri i saj 26-vjeçar që ishte fshehur në tualet, doli dhe nisi të godasë burrin me tullë, raportoi policia.

Më pas viktima ishte goditur me thikë derisa vdiq në apartamentin në Xhakarta, Indonezi.

Çifti akuzohen se më pas kanë copëtuar trupin e viktimës në 11 pjesë, të cilat i mbështollën me qese plastike dhe i ngarkuan në dy çanta shpine dhe një valixhe.

Çifti kishte prenotuar udhëitmet me makinë dhe mori copat e trupit në një tjetër apartament, të cilin e morën me qera me para të vjedhura nga llogaria bankare e viktimës.

I dashuri i vajzës u qëllua nga policia pas gjetjes së pjesëve të trupit në apartament te enjten e shkuar.
Kreu i policisë Nana Sudjana tha se vajza, e identifikuar vetëm me inicialet LAS, kishte njohur viktimën në aplikacionin e njohjeve të reja Tinder.

Ata kishin rënë dakord të takoheshin dhe dyshja kishte marrë me qera apartamentin për pesë ditë, duke ardhur aty në ditën e vrasjes.

Policia tha se motivi ishte grabitja e viktimës.

Pas vrasjes çifti zbrazi llogarinë bankare të viktimës prej rreth 6000 dollarë, të cilat i shpenzuar në blerjen e një motoçiklete, bixhuterive dhe marrjen me qera të një apartamenti, tha policia.

Ata shtuan se gjatë rezistencës ndaj arrestit i dyshuari u qëllua në të dy këmbët. Nëse shpallen fajtorë dy te akuzuarit mund të marrin dënim me vdekje.

FOTO GALERI
1/3
Apartamenti ku u gjeten copat e trupit

Top Channel