Në fillim të këtij viti, Vanessa Bryant, ka humbur bashkëshortin e saj, basketbollistin Kobe Bryant dhe vajzën, Gianna.
Megjithatë, ajo së fundmi është përballur edhe me një situatë tjetër jo fort të këndshme.
Nëna e saj, Sofia Urbieta, ka bërë akuza publike ndaj të bijës duke thënë në një intervistë se Vanessa e ka nxjerrë jashtë dhe se i ka kërkuar makinën.
Dhe pas deklaratës së bërë, bashkëshortja e të ndjerit Kobe ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje.
“Bashkëshorti dhe vajza ime u ndanë nga jeta papritur dhe përsëri nëna ime pati kurajën të japë një intervistë duke folur negativisht për mua dhe duke qarë për një makinë dhe shtëpi që nuk ishin të sajat. Ajo ka boshatisur apartamentin, bizhuteritë e mobilieritë për ta bërë të duket sikur nuk e ka përkrahjen time”, tha ajo.
Vanessa më tej shtoi se ajo dhe bashkëshorti e kanë mbështetur nënën e saj për 20 vite, por fatkeqësisht pasi ajo ka humbur bashkëshortin dhe vajzën, Sofia nuk ka qenë aty për të as fizikisht dhe as shpirtërisht.
“Tani e pashë se çfarë është më e rëndësishme për nënën time”, vazhdoi Vanessa, dhe “është me të vërtetë prekëse. Shpresoj që kjo të përfundoj këtu”.
Siç tashmë e dimë të gjithë, Kobe dhe vajza e tij, Gianna ndërruan jetë tragjikisht në janar në një përplasje me helikopter.
Top Channel