
24/02 19:13
Një fenomen i pashpjeguar është duke ndodhur në Rusi.
Në videot e bëra virale në ueb-faqet vendase, shihet se si zogj të ngordhur bien nga qielli duke mbuluar rrugët e qytetit Blakov. Pas imazheve dhe videove të publikuara qytetarët rusë kanë nisur teoritë konspirative.
Një grup prej tyre mendon se kjo gjë ndodh si pasojë e erërave të forta, apo si rezultat i përplasjes së zogjve me ndonjë mjet fluturues. Të tjerë kanë “fajësuar”, ndotjen e ajrit dhe rrjetin 5 G- edhe pse një rrjet i tillë ende nuk është ndërtuar në Rusi.
Ndërsa komenti që ka marrë më shumë pëlqime, është ai që thotë se skenat rikujtojnë serialin “HBO-Chernobyl”, ku flitet për incidentin bërthamor të viteve 80-të.
Top Channel