Sipas raportimit të “Daily Mail”, zona përreth kullës Eiffel në kryeqytetin e Francës, Paris është mbyllur për shkak të një njoftimi për bombë.
Efektivët kanë vendosur kordonin policor përreth kullës, pasi një telefonatë anonime ka lajmëruar se është vendosur një mjet shpërthyes.
Për shkaqe sigurie është izoluar i tërë perimetri përreth, ku qytetarët janë këshilluar ta shmangin këtë zonë derisa të përfundojë operacioni i policisë për kërkimin e bombës.
“Kulla Eiffel është mbyllur deri në një vendim tjetër, sepse një telefonatë anonime pretendon se mund të jetë vendosur një bombë”, thuhet në kumtesën e zyrës për informim të kullës ikonike.
Kujtojmë që Eiffel-in brenda një viti e vizitojnë mbi 6 milionë qytetarë nga e mbarë bota dhe vazhdimisht policia merr telefonata kërcënuese për lëndë të ndryshme shpërthyese – që pas hetimeve rezultojnë të jenë mashtrime.
Top Channel