Tërhoqi qenin zvarrë me makinë dhe tërboi opinionin publik, ndërron jetë 50-vjeçari

22/09/2020 18:09

Ka ndërruar jetë 50-vjeçari Naim Perkoxha i cili ditë më parë “u masakrua” nga opinioni publik pasi tërhiqte qenin zvarrë me makinë.

Ai është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët. 50-vjeçari  është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët, por fatkeqësisht pa shenja jete, ndërsa ndodhej në  banesën e një miku të familjes kur ka pësuar infarkt.

Ngjarja e ndodhur në Sukth të Durrësit, ku ai u filmua teksa tërheq zvarrë një qen tronditi opinionin publik pak ditë më parë.

Pas ngjarjes,ai u shoqërua dhe në polici për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Më datë 22.09.2020, është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët shtetasi F. P., rreth 50 vjeç,  banues në Sukth, Durrës, pa shenja jete,  i cili nga hetimet paraprake të kryera  dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit, në banesën e një miku të familjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel