
Ministri i Mbrojtjes, Sandër Lleshaj në një lidhje me skype në emisionin “Open” është përfshirë në një debat me ish-deputetin e PD-së Agron Shehaj.
Shehaj ka akuzuar ministrin se prej një viti nuk ka bërë asgjë në lidhje me fëmijët e mbetur atje. Ndërsa Lleshaj i është kthyer me ton se atje po bëhet maksimumi që shqiptarët të kthehen, pasi aty janë 70 mijë persona dhe vendet më të fuqishme se sa Shqipëria s’po i kthejnë dot.
Lleshaj: Çdo diskutim çdo tentativë është tendencë për t’i dhënë nuancë toksike. Mundohu të jesh më relaist dhe jo kaq cinik.
Shehaj: E keni detyrim ligjor, kjo është arsyeja, shteti shqiptar e ka për detyrë t’i sjellë këtu, është skandal.
Lleshaj: Kam ardhur për arsye humanitare këtu.
Shehaj: Ju s’po bëni asnjë nder, e keni për detyrë të shkoni.
Lleshaj: Nuk më intimidon mua, unë kam ardhur këtu se e ndjej përgjegjësi. Aty janë 70 mijë veta nga vende të botës dhe shumë vende të zhvilluara që se kanë bërë që t’i kthejnë. Është për të ardhur keq! Unë e kam pritur Alvin Berishën e kemi dorëzuar në ambasadën e italisë. Nuk kam ardhur për të marrë kredite, s’ kam bërë asnjë njoftim publik. S’kam ardhur për zhurmë e show. Po bëj maksimumin, se di se si do të jetë rezultati. Thjesht di që po bëjmë maksimumin, se ku do të shkojmë një zot e di.
Top Channel