“S’mund të abuzoni me sofizma”, Dule përplaset me Maznikun në dëgjesën për Reformën Territoriale, socialisti: E keni zakon shumë të keq…
Dy persona kanë rënë në pranga në Elbasan pasi posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për D. P., 25 vjeç dhe R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Brigada”, Elbasan, pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, 2 aparate celularë, 42.000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe mjeti tip “Suzuki” me të cilin lëviznin këta shtetas.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel