Rusia nis manovrat ndërkombëtare të luftës ‘Kavkaz-2020’

22/09/2020 15:13

Manovrat e gjera strategjike ushtarake Kavkaz 2020, kanë nisur në Rusi me rreth 80,000 vetë personal ushtarak pjesëmarrës.

“Manovrat strategjike ‘Kavkaz-2020’ të udhëhequra nga forcat e armatosura te Federatës Ruse kanë nisur,” tha sot ministria e mbrojtjes duke shtuar se ato do të vazhdojnë deri më 26 shtator në zonën jugore ushtarake, nën udhëheqjen e zëvendës-ministrit të mbrojtjes, gjeneral Valery Gerasimov.

Manovrat kryesore do të zhvillohen në bazat e Prudboy, Ashuluk, Kapustin Yar, Arzgirsky e Kopansky, si dhe manovrat detare të flotës së Detit të Zi e Kaspik, ku do të marrin pjesë luftanije iraniane.

Ministria tha se në ushtrime marrin pjesë gjithashtu forca të Armenisë, Bjellorusisë, Kinës, Mianmar e Pakistanit, me një numër total prej rreth 1,000 vetë secila. Observues do jenë prezentë nga Azerbaixhani, Indonezia, Irani, Kazakhstani, Taxhikistani e Sri Lanka.

Ministria ruse tha se India ishte gjithashtu e ftuar por autoritetet refuzuan, duke argumentuar vendimin e tyre me gjendjen e pasigurtë të pandemisë së COVID-19. Por sipas mediave indiane vendimi kishte të bënte me prezencën atje të grupeve nga Kina e Pakistani, me të cilat vendi ka marrëdhënie të tensionuara.

FOTO GALERI
3/4
India refuzoi pjesemarrjen prej gjendjes se pandemisë së COVID-19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA