Raporti i Oxfam-it: Të pasurit “po vrasin” klimën

22/09/2020 12:01

Të pasurit, që përbëjnë vetëm 10% të popullsisë së botës e kanë dëmtuar në periudhën 1990-2015 dy herë më shumë klimën përmes emetimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë sesa pjesa e varfër e njerëzimit.

Këta 10%, ose 63 milionë vetë nga rreth 7 miliardë e 860.000 banorë që numëron popullsia e botës janë përgjegjës për 52% të emetimit të CO2. Kështu thuhet në një raport që organizata Oxfam publikoi në prag të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të OKB që fillon në Nju-Jork.

Raporti përqendrohet në vitet nga 1990 në 2015, gjatë së cilës emetimet e CO2 u dyfishuan në të gjithë botën.

Pasojat katastrofike të krizës klimatike tashmë ndihen në shumë vende.

“Përgjegjëse për këtë është një politikë që përqendrohet në stimulimin e konsumit, premton rritje të vazhdueshme dhe e ndan ekonomikisht botën në fitues dhe humbës,” thonë drejtuesit e Oxfam-it. “Më të varfrit paguajnë çmimin për konsumin e tepruar të një pakice të pasur.”

Top Channel