Foto ilustruese

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë gjatë ditës së sotme, pas një sherri në Sukth të Durrësit.

Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me thikë E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, autori i dyshuar dyshohet se është personi M.I., dhe policia është vënë në ndjekje  të tij. Nuk dihen akoma shkaqet e sherrit mes tyre dhe gjendja e të miturit.

”Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjeke  të tijë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, shkruan policia.

Ngjarjet kriminale janë shtuara në vendin tonë, ku para dy ditësh  një 26-vjeçar vrau me thikë Idajet Dullën, baba të dy fëmijëve, pas një konflikti çasti në rrugën para një subjekti fason në plazhin e Durrësit.

Top Channel