Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së këtij këshilli është shprehur se fatkeqësisht opozita ka shkuar me të njëjtat qëndrime.
Më tej Gjiknuri ka shtuar se asistimi i ODHIR do të kërkohet vetëm mbi drafte konkrete dhe jo në letra të dërguara nga Partia Demokratike. Sipas tij letrat e PD-së janë vetëm për të minuar procesin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Gjiknuri në deklaratën e tij para mediave ka thënë se Këshilli Politik i mirëpret deri në fund dhe nuk do të lënë vakume në kushtetuese.
“Për aq kohë sa kemi politike debate nuk mund ti drejtohemi ODIHR. Hajdeni me propozime konkrete. Zonja Hajdari ka një draft, të vijë edhe ata. Ky këshill është bërë për të diskutuar me opozitën jashtë parlamentare. Në Këshill duhet të vijnë me propozime dhe jo me studio e deklarata, por të shkruar në letër.
Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces. Ne nuk do ta lejojmë këtë, në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata. Ne përtej edhe pse kishim rekomandimet ODHIR për çështje konkrete, zgjodhëm të plotësojmë kërkesat e PD. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje dhe ububu ç’qenka kjo gjë e re. Ne kërkojmë që të vijnë me përmbajtje konkrete. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Po s’u diskutua këtu, do e diskutojmë në Kuvend, formula jonë është më e mira për hapjen e listave.
Kjo është hapja e listave 100% se zgjedhësit i jepet e drejta të zgjedhë çdo votues. Siguron përfaqësimin e denjë dhe vlerësimin nga ana e popullit të kandidatëve. Ligjet zgjedhore janë politike, çdo parti kur vjen puna për mënyrën se si shpërndahen mandatet nisen nga interesa politike. Nuk po prekim asnjë element nga marrëveshja e 5 qershorit“, deklaroi Gjiknuri
Top Channel