Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se ta kishte dëgjuar ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton-in, tani do ishim në Luftën e Pestë Botërore.
Trump mbajti një fjalim për elektoratin në qytetin Dayton të shtetit Ohio në prag të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Presidenti amerikan drejtoi kritika të ashpra ndaj Bolton-it.
“Unë ta kisha dëgjuar këtë budalla, tani do ishim në Luftën e 5-të Botërore”, u shpreh ai.
Ai tha se zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit janë të rëndësishme në aspektin e historisë së vendit. Ndërsa në lidhje me kandidatin e demokratëve, Joe Biden, u shpreh:
“Nëse Biden fiton zgjedhjet do të humb zgjedhjet ndaj kandidatit më të keq të historisë”.
“Biden është një globalist i pandryshueshëm. E dini, globalistët u eliminuan. Ata e kishin shkatërruar këtë vend”, shtoi ai.
Duke folur në lidhje me luftën e tyre kundër koronavirusit të ri (COVID-19), Trump tha se, “në fund të këtij viti ose më herët do të kemi një vaksinë të mrekullueshme. Pandeminë do ta përfundojmë vitin e ardhshëm”, theksoi presidenti amerikan.
Top Channel