Pamje apokaliptike/ Deti “pushton” autostradën, nuk “kursen” asgjë që i del përpara…

22/09/2020 17:44

Në një video të publikuar në rrjete sociale, është publikuar momenti kur një autostradë në Kinë përfshihet nga përmbytjet duke mos “kursyer” asgjë që i dilte përpara, përfshirë këtu edhe makinat.

Shënon ora 15:53 sipas orës lokale, kur deti fryhet mbi bordurat mbajtëse dhe vërshon vrullshëm në autostradën e qytetit Hangzhou. Sipas raportimeve shtatë automjete u dëmtuan së tepërmi për shkak të motit të keq, ndërsa fatmirësisht asnjë viktimë nuk u raportua.

Meteorologët kanë këshilluar qytetarët që të anashkalojnë lëvizjet në qytetet e prekura nga kushtet e vështira atmosferike, pasi parashikohen përmbytje të tjera në orët në vijim.

Top Channel