‘Me të mirë a me të keq do i ndalnim grupin anti-shqiptar’, Adnani ka një mesazh të fortë për shqiptarë: Të bashkuar…

22/09/2020 13:52

Adnan Abdulla shqiptari i cili sprapsi grupin anti-shqiptar në Maqedoni ka treguar të gjithë ngjarjen që u bë virale në rrjet.

Ai ka shpjeguar se gjatë kohës ku karvani i dasmorëve po kalonte me flamuj shqiptarë, grupi i tifozëve ka nisur provokime.

Më tej ai ka thënë se u kthye për të sqaruar problemin pasi nuk po i duronte dot fyerjet.

Në fund Adani ka thënë edhe një mesazh për shqiptarë duke thënë:

“Për shqiptarët është një fjalë. Bashkë më të fortë” është mesazhi i Adnanit.

Adnan Abdulla: Ne nuk jemi dikush që tërhiqet apo që marrim forcë dhe sulmojmë. Është problem vetëm për atë grup racist. Se nuk ka probleme me të tjerë. Maqedonas me kanë thirr e më kanë thënë jemi krenar për ty. Për atë që ndodhi.

“Edhe para një jave ka ndodhur një gjë e ngjashme. thirrja është ndaj organeve të rendit të ndalojnë këtë parullë. Jemi shqiptarë të gjithë botës, dhe me shqiptarët e kanë. Edhe pse disa kryetar të grupit kanë kërkuar falje për ca ka ndodhur. Në telefonatë e kam pas. Por parulla është e njëjta dhe nuk kapërcehet. Nëse shteti e merr me seriozitet kjo parullë ikën. Duan a po s’duan ata ne këtu jemi.”

“Asnjëherë s’kemi pas probleme me maqedonasit. Por vetëm me këta tifozë. S’ka ndodh në histori që të sulmojnë shqiptarë.”

FOTO GALERI
23/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA