Disa ditë më parë, këngëtares së njohur Fjolla Morinës ju konstatuan në pikën kufitare në Morinë, një pistoletë dhe municione.
Për këtë arsye policia arrestoi atë dhe dy shoqëruesit që ishin me të në makinë, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e automjetit Fitim Muji.
Ndërkaq paraditen e sotme, Fjolla u paraqit në sallën e gjyqit dhe kërkoi masën “arrest shtëpiak” pasi pretendon se është shtatzëne.
Gjykata vendosi ndaj këngëtares masën e arrest shtëpie dhe kjo e fundit është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit, në një shtëpi me qira deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, kjo temë u trajtua dhe në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndër të ftuarit ishte dhe gazetari Arsen Rusta.
Gazetari argumentoi se Fjolla Morina ia hodhi “paq” kësaj situate. Ai tha se show-bizi nuk është qelibar, duke shtuar se personat që sponsorizojnë këtë industri kërkojnë kthimin e investimit, prandaj këngëtarët dhe të famshmit në tërësi gjenden përballë situatave apo zgjedhjeve të tilla.
“Nëse një femër e show-bizit me një pistoletë në çantë me tre fishekë. Por një femër e show-bizit me një çantë me euro për t’i pastruar, një çantë kokainë. Show-bizi nuk është qelibar dhe Desara e dinë më mirë, të paktën këto vitet e fundit. Personat që sponsorizojnë show-bizin kërkojnë edhe kthimin e investimit dhe kthimi i investimit është do të fshehësh drogën, paratë do të marrësh përsipër riskun”, u shpreh gazetari.
Top Channel