Numri i të vdekurve më SHBA tani është mbi 200 mijë, më e larta e regjistruar në botë, ndërsa të infektuar ka 6,861,211 persona në total.
Përmes llogaritjeve është dalë në përfundim se SHBA ka rreth 62 vdekje për 100 mijë banorë, duke e bërë atë vendin e 11-të me numrin më të lartë të viktimave.
Aktivistët e “Projektit Përkujtimor COVID” në ditën që SHBA-ja preku shifrën alaramante të 200,000 vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, vendosën 20,000 flamuj amerikanë në lëndinën e “National Mall” në Uashington për të kujtuar secilin prej tyre.
Flamujt do të qëndrojnë deri në perëndimin e diellit të ditës së nesërme, 23 shtator.
Kryetarja e Dhomës në Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi tha se ky instalacion na kujton numrin e jetëve të humbura, duke u bërë thirrje amerikanëve t’i kushtojnë vëmendje shkencës në luftën kundër koronavirusit, gjatë një fjalimi në memorial.
Top Channel