Edhe pse tashmë ka një traditë, Festivali i Musikës baroke ishte mes dilemave për t’u zhvilluar apo jo.

Zgjidhja ishte një publik i kufizuar e vendi ishte salla e ikonave në Muzeun Historik Kombëtar për të sjellë ndër të tjera për herë të parë edhe Leonardo da Vinçin, si kantautor. Ulpjana Aliaj së bashku me Jusuf Beshirin në klavicembal dhe Denis Bizhgën në kitarë sollën një koncert që na çoi në vitet 500.

Në festivalin e çdo viti në profram ka një risi. Ashtu sikurse një autor erdhi për herë te parë edhe këtë vit.

Pas repertorit të këtij koncerti me klavicembal, themeluesi i Festivalit të Muzikës Baroke Jusuf Beshiri, do t’i kthehet koncerteve në Milano, me një tjetër instrument.

 

Top Channel