Ekuinoksi i vjeshtës, që shënohet pikërisht sot shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës për hemisferën veriore, ndërsa në atë jugore nis pranvera.

Data e ekuinoksit, sidoqoftë nuk është konstante. Në vitet 2018-2019 ekuinoksi i vjeshtës ishte më 23 shtator. Këtë vit, më 22. Nga çfarë varet data?  Mospërputhja mes fillimit konvencional të vjeshtës, më 21 shtator, dhe fillimit të sezonit astronomik, ka të bëjë me dallimin mes vitit diellor në të cilin bazohet kalendari gregorian që përdorim dhe vitin yjor që është i barabartë me 365 ditë, 6 orë, 9 minuta dhe 10 sekonda. 6 orët më shumë, mblidhen bashkë cdo katër vite, duke shtuar një ditë në shkurt, vitin e brishtë.

Ekuinoksi, si ai i vjeshtës ashtu edhe ai i pranverës, është një moment në fazën e rrotullimit të Tokës rreth Diellit në të cilën rrezet diellore bien pingul mbi aksin e rrotullimit të tokës. Në këtë moment, hemisfera veriore dhe ajo jugore, arrihen nga rrezet e diellit me të njëjtën përthyerje. Në këtë ditë, orët e diellit dhe ato të natës janë thuajse të njëjta, ashtu sic e thotë edhe vetë fjala, ekuinoks, që rrjedh nga fraza latine  aequa nox – «netë të njëjta».

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA