“Darkë në qiell”/ 50 metra mbi tokën! Bruksel, nën masat antiCovid

22/09/2020 14:37

Bota është nën këmbët e tua në “Darkë në Qiell” në Belgjikë.

E ngritur 50 metra mbi tokën, klientët mund të shijojnë darkën e tyre të sigurt, në respektim të plotë të rregullave të koronavirusit, ndërsa eksperienca e darkimit në qiell, rikthehet në Bruksel deri në tetor.

Në fakt, restoranti në qiell ishte i mbyllur deri më tani, si shumë të tjerë në tokë. Kur nisi kriza e koronavirusit, përgjegjësit menduan se edhe ata duhej t’i adaptoheshin realitetit të ri të krijuar. Si pasojë, ata erdhën me dy struktura, në të cilat tavolinat janë për katër persona dhe të distancuara një metër e gjysmë nga njëra tjetra.

“Puna jonë është shumë precize. Këtu rregullat janë të përCaktuara dhe duhet të jesh dy herë më i kujdesshëm dhe të mos harrosh asgjë. Nëse harrojmë dicka, p.sh. nëse harrojmë mishin poshtë, atëherë njerëzit nuk do të kenë mish në pjata. Ndaj duhet menduar për gjithçka dhe nuk mund të bëjmë asnjë gabim”, shprehet kuzhinieri.

“Unë isha pak ngurruese por në përfundim, e shijova shumë”, rrëfehet një kliente.

“Unë as nuk mund të hedh sytë poshtë. Kam frikë nga lartësitë. Por jam e kënaqur që po e bëj këtë”, shton një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA