Arrestohet pasi dhunoi 60-vjeçarin/ Kavajë, 45-vjeçari u filmua kur sulmoi një person…

22/09/2020 12:23

Mbrëmjen e së hënës, policia vuri në pranga Rizan Aliun, 45 vjeç, personi i cili një javë më parë plagosi me thikë, fqinjin e tij Besnik Çelmetën, si dhe pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, Meriglan Aliun, pasi ky i fundit ndërhyri për të parandaluar përplasjen fizike mes tyre.

Ngjarja u regjistruar në datën 16 shtator në Kavajë, dhe siç mund të shihet në pamjet filmike që Top Channel ka siguruar, Rizan Aliu hyn brenda në lokal dhe fillimisht e godet me grushta Besnik Çelmetë. Por më pas kjo përplasje fizike është acaruar më tej, ku shihet teksa 45 vjeçari fillon të godas me thikë 60-vjeçarin.

Ky i fundit më pas u dërgua me plagë të rënda në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga ajo çfarë Top Channel ka mësuar, mes tyre ka pasur konflikte të hershme, pasi të dy ata janë komshinj me njëri tjetrin. Disa herë Besnik Çelmeta e ka denoncuar në polici Rizan Aliun, për zhurmën e krijuar nga muzika në lokalin e këtij të fundit.

Përplasjet kanë nisur për e denoncimet e bëra nga 60 vjeçari, të cilat disa herë kanë degjenuar në fyerje dhe ofendime mes tyre.

Edhe mbrëmjen e 16 shtatorit, fillimisht konflikti në lokal nisi verbalisht pasur por më pas degjeneroi deri në përdorimin e thikës.

Policia zyrtarisht, njoftoi arrestimin e Rizan Aliut, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale të Plagosjes së rëndë me Dashje dhe mbajta pa leje e armëve të ftohta.

Top Channel