Një total prej 27 sarkofagësh të varrosur prej 2,500 vjetësh janë nxjerrë nga arkeologët në një nekropol të lashtë në Egjipt.
Ato u gjetën brenda një pusi të zbuluar së fundmi, në një vend të shenjtë në Saqqara, në jug të kryeqytetit Kairo.
Trembëdhjetë arkivole ishin zbuluar në fillim të muajit ndër dje zyrtarët njoftuan dhe zbulimin e 14 të tjerave.
Tashmë ekspertët thonë se zbulimi është më i madhi i llojit të tij në botë.
Imazhet tregonin arkivolët e drunjtë të zbukuruar me piktura shumëngjyrëshe si dhe me punime dhe vepra të tjera arti prane tyre.
Saqqara ka qenë një vend aktiv varrosjesh të lashta prej 3000 vjetësh dhe përcaktohet si pjesë e trashëgimisë botërore nga Unesco.
“Studimi fillestar tregon se arkivolët janë tërësisht të mbyllur dhe nuk janë hapur prej varrosjes së tyre”, tha ministri egjiptian i antikiteteve.
Deklarata shtonte se ministri i antikiteteve Khaled al-Anani kishte shtyrë njoftimin e zbulimit derisa të mund të vizitonte personalisht vendin.
Ai falenderoi stafin për punën në kushtet e vështira me gërrmimet në pusin 11 metra të thellë.
Gërrmimet po vazhdojnë teksa ekspertët po përpiqen të zbulonë origjinën e arkivolëve.
Top Channel