Në fundjavë këngëtarja e njohur Fjolla Morina u kap më armë në pikën kufitare në Morinë teksa hynte në Shqipëri.
Por pas këtij lajmi, vjen edhe një lajm lajm i mirë nga këngëtarja. Ajo është shtatzënë në muajin e dytë. Ky konstatim erdhi pas një vizite që Fjolla bëri në spitalin e Kukësit.
Bëhet me dije se shtatzania e saj është konstatuar nga mjeku gjinekolog ne spitalin e Kukësit. 34-vjeçarja u vu në pranga pasi në makinën e saj, ku po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, u gjetën dy pistoleta. Njëra prej pistoletave, tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë, iu gjet në xhepin e pasmë të serdiljes. Ndërsa arma tjetër, një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak, iu gjet në bagazh. Gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.
“Jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vete dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi futur në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës.
Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më,”- tha ajo.
Fjolla Morina ndërkohë u shpreh se personat që e shoqëronin nuk ishin në dijeni që ajo kishte me vete armë. Madje, shtoi se edhe vetë nuk e dinte që armën e kishte në çantë. “Deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë,”– deklaroi këngëtarja.
Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i sak Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla. “Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj…”- deklaruan ata në polici. Këngëtarja pritet të dalë të martën përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Top Channel