Oktoberfest/ Grumbullimet ilegale të birrës sjellin frikën e përhapjes së koronavirusit në Gjermani

21/09/2020 17:01

Ekspertët paralajmërojnë se megjithë anullimin e sivjetshem, festat ilegale të Oktoberfest mund të shkaktojnë valën e dytë të koronavirusit në Gjermani.

Festivali me famë botërore i birrës që zhvillohet në Munich u anullua këtë vit prej pandemisë për herë të parë që prej Luftës II Botërore.

Por dhjetra bare në qytetin e Bavarisë po planifikojnë eventet e tyre alternative të quajtura Oktoberfest në Pub (WirtshausWiesn).

Në javët në vijim rreth 50 bare të mëdha do të mbajnë evente tematike dhe disa nga parqet e lojrave tashmë janë hapur në qytet.

“Për ne, Oktoberfest nuk është as vendndodhje as event. Është një sens i thellë jetese që ne kemi në brendësi,” tha Gregor Lemke, zëdhënës i shoqatës së bareve të qytetit.

Por festa e birrës vjen në një kohë kur Gjermania është godiur nga një rritje e konsiderueshme e infektimeve të reja.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se distancimi social dhe maskat e fytyrës do të “fluturojnë nga dritarja” pas vërshimit të birrës.

Infektimet e reja në Gjermani kanë arritur nivelin më të lartë që prej prillit, njoftoi të shtunën Instituti Robert Koch me 2,297 raste të reja në 24 orë.

Në Munich numri mesatar i infektimeve ishte 50 për çdo 100,000 banorë javës që shkoi.

Krye-virologu gjerman Christian Drosten ka paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet shpejt “ashtu si dhe në vendet e tjera evropiane”.

Zhvillimi vjen teksa Gjermania po bëhet “e mërzitur” nga distancimi social që i ka lënë vendin asaj që njihet si “lodhja prej pandemisë”.

Megjitha rritjen e infeksioneve në valën e dytë të pandemisë në Evropë, kjo nuk është përkthyer në shifra të larta vdekjesh.

FOTO GALERI
2/5
Por dhjetra bare në qytetin e Bavarisë po planifikojnë eventet e tyre alternative

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA