Ndalet opera në Madrid prej protestës së audiencës nga mungesa e distancës sociale

21/09/2020 20:16

Një performancë e operas së Verdit “Ballo me maska” është lënë përgjysmë mbrëmë në Madrid pasi anëtarët e audiencës protestuan për mungesë të distancimit social në sallë, veçanërisht në vendet me çmime më të ulëta.

Një nga anëtarët e audiencës në teatrin e operas Teatro Real tha se kishte rreshta me dhjetra njerëz pa distancë mes tyre.
“Disa nga karriget ishin mbyllur por vetëm në rrethet e larta, ne ishim të ngjeshur të gjithë me njëri-tjetrin, kishte rreshta me rreth 15 njerëz ngjitur me njëri-tjetrin,” tha një anëtare e audiencës.

Edhe gazetarja Rosa Montero, tha se situata në sallë ishte e keqe. “Në 10 rreshtat e parë të sallës, që janë më të shtrenjtat, nuk kishte asnjë hapësirë të lirë. Ishte thjesht inkompetencë dhe jo diskriminim,” shkruante ajo duke postuar një video të stilit te uljes se njerëzve.

Teatro Real tha në deklaratën e tij se “një grup i vogël spektatorësh kishin detyruar ndalimin e shfaqjes” por udhëzimet e sigurisë shëndetësore ishin zbatuar.

Opera tha se salla po funksiononte me 51.5% të kapacitetit total, me 905 vende të zëna. Direktivat për këto raste në Madrid kërkojnë që sallat të funksionojnë me 75% të kapacitetit.

Aty shtohej: “Teatro Real do të nisë një hetim për mënyrën sesi ndodhi ky incident i paëlqyeshëm për të siguruar që në të ardhmen përformancat të vijojnë normalisht”.

Disa orë më herët mijëra njerëz në Madrid kishin dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë për të vendosur në izolim të pjesshëm rreth 850,000 rezidentë në zonat më të varfra të periferisë.

FOTO GALERI
2/4
Teatro Real tha në deklaratën e tij se “një grup i vogël spektatorësh kishin detyruar ndalimin e shfaqjes” por udhëzimet e sigurisë shëndetësore ishin zbatuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA