Një takim duket se ishte i mjaftueshëm, për të “ndezur” disa ndjenja pëlqimi tek Marisi për Fjorelën.

Kjo u vërtetua disi, pasi ai shfaqi shenja xhelozia, në takimin e improvizuar që Klejdi bëri me Fjorelën në studio. Kledi bën pjesë tek ato persona që e ka shprehur pëlqimin për Fjorelën, e këtë ai e pohoi ditën e parë të pjesëmarrjes në emision.

Teksa Fjorela dhe Klejdi ishin duke biseduar, Marisi shpesh ndërhynte dhe nga Tea kjo u komentua si shenja xhelozie.

Ndërsa nga krahu tjetër, Fjorela konfirmoi se me Marisin ja ka kaluar shumë mirë në takim, por ende ndihet pak konfuze, e për këtë arsye ajo zgjodhi për takim në javën e ardhshme Klejdin.

“PërPuthen” është futur në një fazë tepër dinamike dhe të papriturat e risitë janë evidente në të gjitha puntatat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA