Ndryshe nga Armando Sadiku, Keidi bare nuk largohet nga Spanja. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare vendosi të lërë Malagën për të kaluar te Espanyoli.
Klubi katalanas pranoi që të paguajë për shërbimin e Bares 2 milionë Euro fikse shifër së cilës i shtohet 1 milion Euro tjetër në formën e bonuseve. përsa i përket Keidi Bares, mesfushori do të firmosë me Espanyolin një kontratë 4 vjecare deri në 2024.
Ndërkaq sipas të përditshmes spanjolle AS, Keidi bare nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të Malagës pasi në orët e ardhshme pritet të mbyllet përfundimisht çështja e transferimit të tij te bardheblutë e Espanyolit, me mesfushorin që për më tepër është përshëndetur edhe me lojtarët e tjerë të Malagas.
Gjithnjë sipas AS, tratativat e transferimit të Bares te Espanyoli ishin mbyllur prejk javësh, por problemet e Espanyol për regjistrimin e lojtarëve e shtynë ekzekutimin e akordit përfundimtar. Por në fund edhe pse klubi katalanas ende nuk ka mundur të largojë ndonjë prej futbollistëve të tij për të lehtësuar zërin e shpenzimeve për paga në bilanc, vendosi të kryejë blerjen e kartonit të Keidi bares që ky të bashkohet me grupin teksa është në pritje të federimit të tij nga Liga Spanjolle.
Top Channel