Në studion e emisionit “Open” drejtuar nga Eni Vasili, po flitet mbi listat që do të aplikohen në zgjedhjet e ardhshme.
I ftuar është dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili u përfshi në një debat me juristin Adriatik Lapaj. Teksa ky i fundit po bënte përllogaritjen e votave që nxjerrin një deputet në Qarkun e Kukësit, Balla ironizoi dhe i drejtohet juristit me fjalët “e paske matematikën si Luli”.
Balla: Nëse ti do të bësh këto diskutime me mua e ke të humbur këtë betejë. Të kam xhan, mos insisto më.
Adriatik Lapaj: Po s’kam ardhur të më kesh xhan ti, kam ardhur t’u shpjegoj qytetarëve
Balla: Herësi numërohet votat totale pjesëtoje me numrin e mandateve
Adriatik Lapaj: O Eni, nuk kam ardhur të marr leksione.
Balla: Po e ke bërë gabim mor. Nuk është ashtu.
Top Channel