10/01 23:24
Ai ishte duke pritur për disa ditë që të udhëtonte drejtë Italisë, pasi ia kishte premtuar veten Interit, dhe tani gjithçka është kryes sa i përket largimit të tij nga Barcelona.
Arturo Vidal është gati për tu rikthyer në Itali pasi Barcelona ka pranuar kushtet e fundit nga Interi dhe reprezentuesi nga Kili do të zbarkojë sonte në Milano.
Nga ky operacion, Barcelona do të përfitojë 1 milion euro, plus 500 mijë euro në formë të bonuseve.
Nga ana tjetër, Vidal do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin nga “Giuseppe Meazza”.
Top Channel