Trump e ` bën fakt`/ Tik-tok, ‘ok’ në parim marrëveshjes

20/09/2020 13:31

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se e mbështet marrëveshjen që do t`I lejonte aplikacionit Tik Tok që të vazhdojë të operojë në SHBA, pas paralajmërimeve se do të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez për shkak të shqetësimeve për sigurinë e brendshme.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se e ka miratuar tashmë një propozim-marrëveshje e cila i mundëson kompanive amerikane Oracle dhe Walmart të mbikëqyrin punën e këtij aplikacioni. Përfaqësuesit e Tik Tok thanë se Oracle do të shndërrohet në ofrues të shërbimit të sigurt të kompanisë, duke marrë përgjegjësinë për të monitoruar të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe për të siguruar një sistem të sigurt në përputhje me kërkesat e SHBA-së. TikTok 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë në gjithë globin.

Ky aplikacion ofron mundësi të realizimit të videove të shkurtra argëtuese të njerëzve duke vallëzuar, duke imituar të tjerët apo duke sfiduar njëri-tjetrin n gara të ndryshme. Kina me herët qe shprehur se është kundër shitjes se Tik Tok dhe thote se më përpara do të pranonte që të dëbohej sesa ai të blihej nga një kompani amerikane.

Top Channel