Shkrumbohen ullinjtë shekullorë/ Zjarret në Rrogozhinë, zjarrfikëset nuk ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë

20/09/2020 12:14

Zjarret e rëna ditët e fundit  po kthehen në një problem shqetësues për fermerët në të gjithë vendin.

Në  njësinë  administrative të bashkis Rrogozhin po  shfaqen vatra zjarri duke u djegur  me qindra hektar  ullinj. Zjarri i fundit ishte mbrëmjen e të shtunës  në fshatin Sinaballaj. Me dhjetëra ullinj mbi 300 vjeçar sipas banorëve u përfshin nga flakët duke u shkrumbuar. Por ajo që i frikëson më shumë banorët e kësaj zonë  është frika e rishfaqjes se vatrave të reja pasi rrezikohen dhe banesat, ku terreni tejet i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me forca zjarrfikëse.

Rexhep Halili së bashku me gruan ka përshkruar me karrocë  mbi 5 km rrugë ku shumica është e thepisur për të çuar ujë te ullinjtë e tij që ka disa vite që i ka mbjell.

Edhe pse demi është shumë i madh,  deri më tani nuk ka shkuar askush nga institucionet përkatëse,  për të bërë verifikimin e nevojshme.

Top Channel