Lumi Gjanica shpesh herë emërtohet nga qytetarët e Fierit si lumi shumë ngjyrësh. Shkak për këtë është ndryshimi i shpeshtë i ngjyrës si pasojë e ndotjes nga mbetjet hidrokarbure.

Mëngjesin e kësaj të diele,  Gjanica kishte ngjyrë të bardhë të shoqëruar me erë të rëndë gazi. Prita e ndërtuar në hyrje të qytetit, pas rehabilitimit të shtratit të lumit Gjanica, grumbullon vetëm mbeturinat por jo mbetjet e shkaktuara si pasojë e reaksioneve kimike.

Sipas specialistëve të naftës, në Gjanicë mund të jenë shkarkuar mbetjet e depozitave të dekantimit që ndodhen në zonat naftëmbajtëse. Pas procesit të dekantimit, këto mbetje derdhen pa kontroll në përrenj, duke kaluar në lumë me destinacion final bregdetin e Semanit. Në tilla kushte ndotja është e shumëfishtë me dëme të mëdha ekologjike.

Top Channel