Itali/ Shqiptari qëllohet me armë në mes të plazhit nga dy persona të maskuar (FOTO)

20/09/2020 15:28

Pushuesit në plazhin e Torvaianicas në Itali, kanë mbetur të shokuar, pasi dy persona i bënë atentat një shqiptari në sytë e të gjithëve.

Mediat e huaja raportojnë se dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën  me motor në afërsi të plazhit, në orën 10:30 sipas orës lokale dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital, ndërsa rezulton person me precedent penal. Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

 

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel