Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike. Anulohen edhe qindra fluturimet 26/09 22:58
Makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e quajtur Cezeri, është testuar me sukses në Stamboll.
Kompania Baykar, prodhues i makinës fluturuese, njoftoi se Cezeri i projektuar dhe i prodhuar nga inxhinierë turq u ngrit në 10 metra në testet prototip të fluturimit.
“Ne do të prodhojmë prototipa më të përparuar në procesin e ardhshëm dhe do të kryejmë fluturime me njeri (në bord)”, tha Selçuk Bayraktar, shef i teknologjisë në kompani.
Bayraktar shtoi se do të nevojiten rreth 10-15 vite që Cezeri të dalë në rrugë dhe rreth 3-4 vite për t’u përdorur për qëllime rekreative, si motoçikletat me katër rrota në zonat rurale.
Top Channel