​Zyrtare/ Guardiola zbulon kapitenin e ri të Manchester Cityt

20/09/2020 17:27

Mesfushori brazilian Fernandinho do të jetë kapiteni i ri i skuadrës së Manchester Cityt.

Lajmin e ka konfirmuar sot trajneri Pep Guardioa në një konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Wolverhampton Wanderos, raporton KosovaPress.

David Silva e kishte bartur shiritin e kapitenit që kur u largua Vincent Kompany, por kjo do të ndryshojë tani e tutje.

“Ai do të jetë i mirë si një lider i skuadrës, ashtu siç ishte që nga momenti i parë kur e takova”, tha Guardiola.

“Ne kemi vendosur në dhomën e veshjeve së bashku me lojtarët dhe stafin që Fernandinho të jetë kapiteni ynë. Jam shumë i kënaqur me këtë vendim”, shtoi ai.

Fernandinho iu bashkua Cityt verën e vitit 2013 nga Shakhtar Donetsk për 30 milionë funte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA