Alyssa Milano ka treguar se ende vuan pasojat e shkaktuara nga Covid-19, e cila u infektua në mars të këtij viti. Aktorja e “Charmend” shprehet se edhe pse kanë kaluar muaj që kur u rikuperua nga virusi, ende ka gulçim dhe rënie flokësh.
“Kam efekte të zgjatura si gulçim. Ndjej si një zhurmë të fortë në vesh. Flokët po më bien gjithashtu.“, tha Milano. Ndërkohë, aktorja 47-vjeçare ka treguar edhe më parë eksperiencën e saj të keqe me virusin vdekjeprurës.
Pak kohë më parë, aktorja hollivudiane përmes një videoje në Instagram iu bëri thirrje të gjithëve që të respektonin rregullat e distancimit social, në mënyrë që të mos përjetonin atë çfarë kishte kaluar.
“Kurrë nuk kam qenë kaq sëmurë. Çdo gjë më dhimbte. Ndjeja sikur më kishte shtypur një elefant në gjoks. Nuk mund të merrja frymë. Kam humbur 9 kilogram në dy javë.“, theksoi aktorja hollivudiane.
Top Channel