Një prej turneve më të rëndësishëm botërorë të tenisit, Roland Garro’ do të luhet në prezencën e publikut, edhe pse me një numër të kufizuar. Frika për shtimin e të infektuarve nga koronavirusi në një nga vendet më të prekura në Europë ka imponuar kujdes te autoritetet franceze, por ata nuk do t’i heqin kënaqësinë e këtij sporti, të paktën disa mijëra tifozëve.
Grand Slami Parizien, i planifikuar nga 21 Shtator deri më 11 Tetor, do të luhet me një maksimum prej 11,500 spektatorësh në ditë në të gjitha fushat. ‘Kapaciteti është zvogëluar për t’iu përgjigjur kryesisht imperativit të organizimit me përgjegjësi dhe siguri’- tha Drejtori i përgjithshëm Jean François Villotte. Ai shpjegoi se federata, pasi vlerësoi trendin e infeksioneve në rajonin e Île-de-France, ka vendosur të zgjerojë hapësirën në impiantin Roland Garros, zona të identifikuara me tre fushat kryesore. Tifozët do të hyjnë dhe dalin përmes dyerve të dedikuara për secilën nga tre zonat pa mundësinë e kalimit nga një objekt në tjetrin.
Një maksimum prej 5,000 biletash në ditë do të shiten për impiantin Philippe-Chatier dhe i njëjti numër për ministadiumin Suzanne-Lenglen. Ndërkohë tenistët do të kontrollohen të gjithë pas mbërritjes në Paris dhe një herë të dytë 72 orë më vonë. Pastaj tamponët do të vazhdojnë në intervale pesë-ditore. Tenistët do të kenë akses në impiante vetëm ditën e ndeshjeve të tyre.
Top Channel