Presidenti Meta dekoron personalitete të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare në Zall Dardhë ( Foto)

19/09/2020 19:15

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë punë në Dibër ku ka vlerësuar disa personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare.

Kreu i Shtetit  ka vlerësuar me  titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Qerim Sulën (pas vdekjes) dhe zonjën Liri Jushi (Rasha), ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” Sherif Dervishin dhe Xhelal Cerpjen (pas vdekjes) zotin Shaban Mziu, zonjën Sajhe Poleshi, zotin Xhelil Ymeraj, zotin Lutfi Ndreu dhe zotin Halil Rama.

Kurse me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Presidenti i Republikës dekoroi artistët zotin Neshat Ndreu dhe zotin Agim Cani.

 Në takimin e zhvilluar në fshatin e Zall-Dardhës, Meta shoqërohej nga kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj dhe nga prefekti i këtij qarku, Nexhbedin Shehu. Gjatë zhvillimit të një ansambli muzikor ai ka bërë edhe shpërndarjen e dekoratave.

 

 

 

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA