Dayane Mello nuk e harron Mario Balotellin. E dashuruar pas tij që në moshën 19-vjeçare, modelja braziliane kishte lënë vendlindjen për të qenë krah sulmuesi problematik. Gjithsesi ata prej kohësh nuk janë më bashkë, por Dayane e kujton.

Ajo tani është pjesë e “Grande Fratello VIP”, së bashku me Enock, vëllanë e sulmuesit të njohur. Së fundmi ajo ka folur për SuperMarion dhe futbollisti nuk e ka pritur mirë. “Ka lënë shenjë në jetën time. Gjithmonë kam dashur të rri me të.

Ai është një person për të cilin kujdesem shumë. Kur jam me të bëhem nervoze dhe kjo është diçka që e ndjen vetëm kur dikush të pëlqen shumë. Kur jam me të zemra bën ‘tu-tum’, është më e madhe se unë, ndihem si një 15-vjeçare”, ka treguar Dayane.

Balotelli menjëherë ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe ka një mesazh për modelen: “Pusho së foluri për mua marrëzi dhe gënjeshtra edhe në shtëpi. Po jetoj jetën time pa ia prishur askujt, ndaj më lër në paqe dhe e kam seriozisht këtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA