
05/05 21:56
Liverpooli është gati të kompletojë goditjen e radhës në merkato dhe ai është sulmuesi i Wolves, Diogo Jota për shifrën 49 milionë euro, raporton “Goal.com”
Sulmuesi portugez ka arritur marrëveshje për një kontratë 5 vjeçare me klubin nga “Anfield Road”. Kjo blerje vjen menjëherë pasi skuadra e Jurgen Klopp zyrtarizoi edhe blerjen e mesfushorit Thiago Alcantara nga Bayern Munich për 30 milionë euro.
Jota ka realizuar 44 gola në 131 paraqitje për Wolves dhe e ka impresionuar trajnerin Juregn Klopp me paraqitjet e tij.
Top Channel