SHBA ndalon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet presioni ndaj “flotës në hije”
Në diten Botërore të Pastrimit edhe Tirana iu bashkua nismës për të pastruar qytetin në një ditë në të gjith njësitë administrative.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit organizoi disa grupe pastrimi të cilët u shpërndanë në njësi të ndryshme me qëllim pastrimin e qytetit nga mbetja. Bashkë me administratën e DPPGJ u bashkua edhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi.
Ndërkohë vullnetarët e Green Line Albania në bashkëpunim me Dppgj u fokusuan në pastrimin e hapësirës përgjatë rrugës dytësore në autostradën Tiranë – Durrës. Aksioni i pastrimit vjen në vazhdën e një serë aktivitetesh të tilla të realizuara nga Bashkia e Tiranës për të siguruar pastrimin e çdo lagjeje, rruge apo rrugice në qytet.
Përpos pastrimit nga mbetjet që hidhen në rrugë, punonjësit larguan përmes fadromave edhe mbetje si inerte, apo mbetje të ndryshme të cilat qytetarët i kishin lënë përgjatë hapësirave të përbashkëta
Top Channel