Shteti federal Michigan në SHBA po lufton me një virus vdekjeprurës përveç COVID-19, virus ky që prek kuajt dhe mund të ketë infektuar një person.
Virusi i rrallë dhe i rrezikshëm që transmetohet nga mushkonjat i njohur si encefaliti i kuajve lindorë (EEE) është konfirmuar tek 22 kuaj në 10 qarqet e shtetit që nga 15 shtatori, njoftoi të enjten Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Michiganit në një deklaratë.
Megjithëse ka dy herë më shumë raste kafshësh sesa vitin e kaluar, ekziston një rast i dyshuar në Qarkun Barry. “Ekziston një vaksinë EEE e disponueshme për kuajt, por jo për njerëzit. Mbrojtja e kuajve me vaksinat e aprovuara të EEE është një masë e rëndësishme parandaluese”, thuhet në deklaratë.
Njerëzit mund të infektohen me EEE nga një pickim i mushkonjave që bartin virusin, i cili ka një shkallë fataliteti prej 33 për qind tek njerëzit dhe 90 për qind te kuajt. Njerëzit në moshën 15 dhe më të vjetër se 50 vjeç janë në rrezik më të madh të një sëmundje të rëndë pas infeksionit, thonë nga Departamenti.
Shumica e 38 rasteve me EEE në SHBA vitin e kaluar u diagnostikuan në Michigan ku 6 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë u shtruan në spital. Banorët në 10 qarqe të Michiganit detyrohen të anulojnë ose shtyjnë aktivitetet për të parandaluar kontraktimin e virusit.
Top Channel