Pandemia Covid-19/ Ç’po ndodh në Indi, Brazil dhe Meksikë

18/09/2020 10:11

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.174 vdekje, në Brazil 829, ndërsa në Meksikë 201.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 96.424 raste të reja, duke e rritur në 5.214.677 numrin e të infektuarve ndërsa me 1.174 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 84.372.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 4.112.551.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve, ndërkohë renditet e treta për numrin e vdekjeve.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 36.303 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.455.386 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 134.935 me 829 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.753.082.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili pas SHBA-së dhe Indisë radhitet i treti në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 201 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 72.179. Ndërkaq, me 3.182 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 684.113.

Deri më tani, në vend janë shëruar 488.416 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA