Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, si dhe në disa qytete tjera të vendit, kanë vazhduar protestat javore kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, rritjes së çmimit për 7,4 për qind që është paralajmëruar se do të fillojë nga muaji shtator.

Dhjetëra banorë të Shkupit u mblodhën sot tek dhe marshuan në për rrugët e qytetit, duke kaluar para objektit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe duke u ndalur para objektit të Komisionit Rregullator të Energjisë (KRrE).

Aty, protestuesit në mënyrë simbolike hodhën disa para, duke ironuzuar e duke thënë se këto i kanë grumbulluar si “dhuratë” për anëtarët e KRrE-së.

Furkan Idrizi nga Këshilli Protestues i Shkupit në deklaratë për media tha se ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat, duke u bërë thirrje përfaqësuesve politikë dhe institucioneve të vendit që t’i pranojnë në takim dhe të dëgjojnë kërkesat e tyre.

“Ne besojmë se kërkesat e qytetarëve janë të arsyeshme dhe se qytetarët duan t’i zgjidhin këto kërkesa para se të futemi në dimër, pasi dimri do na sjell telashe shumë të mëdha jo veç me pandeminë e koronavirusit, por edhe me mirëqenien tonë sociale dhe financiare, pasi faturat e rrymës elektrike do të jenë edhe më të fryera dhe qytetarët nuk do të arrijnë t’i paguajnë të njëjtat”, tha Idrizi.

Kujtojmë se më 31 korrik, Komisioni Rregullator për Energjetike i Maqedonisë së Veriut njoftoi se çmimi i energjisë elektrike të paguar nga amvisëritë do të rritet me 7,42 për qind nga shtatori, ndërsa qytetarët do të jenë në gjendje të përdorin tarifën e lirë në të njëjtën periudhë si më parë.

Që atëherë, çdo javë janë organizuar protesta në disa qytete të vendit kundër këtij vendimi.

Sindikatat, organizatat e shoqërisë civile dhe disa parti politike në vend reaguan pas njoftimit të komisionit dhe protesta e parë paqësore kundër paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike u mbajt më 6 gusht.

Protestuesit kërkojnë që Komisioni Rregullator i Energjisë të rrëzojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa presin që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shkarkojë Komisionin Rregullator të Energjisë dhe të formojë një organ të pavarur që do të ketë mision t’i verifikojë shërbimet e kompanive të energjisë për qytetarët. AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA