25/12 07:40
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për DW, foli për një datë të mundshme për konferencën për negociatat.
Ai tha se kjo varet nga Këshilli Evropian dhe dinamikat e brendshme të BE:
“Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë këshilli Evropian. Por ajo që është e padyshimtë është që ne po ecim në mënyrë intensive dhe pavarësisht se çfarë do vendosë Këshilli Evropian, është një vendimmarrje që varet më tepër nga dinamikat e brendshme se çfarë bëjmë ne, ne do vazhdojmë me vullnet e durim.
Ne shpresojmë që konferenca të ndodhë në fund të këtij viti por nëse jo vitin e ardhshëm. E përsëris është një çështje që ka të bëjë me dinamikat e Brendshme të BE”, tha Rama.
Top Channel